Loading…

Ministrja Dumoshi dhe disa deputete bënë homazhe para teatrit në nderim të Leze Qenës

  • 25/03/2020 | 17:51

Ministrja Dumoshi dhe disa deputete bënë homazhe para teatrit në nderim të Leze Qenës

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi së bashku me disa deputete të tjera të Kuvendit të Kosovës, kanë bërë homazhe te Teatri Kombëtar i Kosovës, në nderim të aktores Leze Qena e cila vdiq gjatë ditës së sotme, transmeton Gazeta Metro.


Dumoshi tha se Leze Qena do të mbetet një grua e fortë e cila i theu të gjitha tabutë, mbi të gjitha një ikonë.

Ajo tutje u shpreh se për shkak të masave të ndërmarra nga Qeveria me qëllim të parandalimit të pandemisë Covid-19, nuk mund të bëhet ndonjë organizim komemorativ edhe pse Leze Qena e ka merituar atë.

“Sot morëm lajmin e hidhur për të dhe morëm iniciativën  ta vendosim fotografinë në  Teatrit  Kombëtar.  Neser bëhet varrimi i Leze Qenës, në orën 17 në varrezat në Dragodan në Prishtinë. Kortezhi i saj do të vijë tek teatri për tek varrezat në Dragodan. Leze Qena ka merituar një organizim komemorativ mirëpo për shkak të pandemisë u detyruam vetëm të vijmë këtu t’i japim lamtumirën e fundit”, tha Dumoshi.

Homazhe kanë bërë edhe deputetet e PDK’së Blerta Deliu, Valdete Idrizi, Eliza Hoxha dhe ish-ministrja Justina Pula – Shiroka. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë