Loading…

Ministria që e drejtoi Reshitaj më nuk do të drejtohet nga AKR: Këta janë tre emrat e mundshëm

  • 03/08/2018 | 10:47

Ministria që e drejtoi Reshitaj më nuk do të drejtohet nga AKR: Këta janë tre emrat e mundshëm

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor momentalisht ka mbetur pa ministër, pas dorëheqjes së Albena Reshitajt. Kjo ministri tash e tutje, pritet të mos i lihet AKR’së në drejtim, duke pasur parasysh se partia e Behgjet Pacollit, ka humbur fuqinë fillestare që e kishte në Kuvend, duke ngelur me vetëm një deputet.

Gazeta Metro ka mësuar se janë tre emra që po diskutohen si të mundshëm për ta drejtuar këtë ministri, dhe një prej tyre është nga AAK.

Këta mësohet të jenë, Dardan Gashi, Besim Demi apo edhe Ilir Morina. Ministri i Diaspores dhe Investimeve Strategjike dhe njëkohesisht edhe ish minister në MMPH është ndër emrat më të perfolur që të drejtoje tanimë këtë ministri, dhe në vend të tij të emerohet Ibrahim Makolli nga AKR-ja, apo që këtë ministri ta drejtojë AAK-ja.

Kjo do të ishe një ndryshim i marrëveshjes së qeverisjes por duke pasur parasysh rrethanat e reja politike dhe duke ditur së tanime AKR ka vetem një deputet në Kuvendin e Kosoves, shihet si më racionale.

Emri i dytë është Besim Demi i cili ushtron detyrën e zëvendësministrit në MMPH dhe është anëtar i Kryesisë në AAK. Emerimi i tij do te ishte po ashtu edhe ndryshim i marreveshjes politike me AKR-në e cila me vetem një deputet udheheqë me 4 ministri.

Që së paku njërën nga 4 ministritë ta udhëeheq AAK-ja tanimë thuhet se është pajtuar edhe Behgjet Pacolli.

Ndërsa emri i tretë që po ashtu është duke u përfolur, është ai i kryeshefit të Agjencionit për Mjedis në MMPH, i cili ishte i afërt me Albena Reshitajn në fillim, por që së fundi kishte dalur kundër saj.

Po ashtu Ilir Morines sipas burimeve brenda qeverisë, është vendosur që të mso i vazhdohet mandati si Kryeshef në AKMM. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë