Loading…

Ministria kërkon veprime për parandalimin e ndotjes

  • 16/12/2016 | 16:44

Ministria kërkon veprime për parandalimin e ndotjes

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në kuadër të veprimeve të saj në drejtim të përmirësimit të cilësisë së ajrit në Kosovë, i ka dërguar një kërkesë Ministrisë së Infrastrukturës  dhe Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, për të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që kontribuojnë në parandalimin e ndotje së ajrit, shkruan Gazeta Metro.


Sipas një njoftimi të MMPH, të gjitha automjetet e pajisura me motor me djegie të brendshme që përdorin si lëndë djegëse benzinën, naftën, gazin natyror ose biodizel, duhet t’iu nënshtrohen kontrollit të nivelit të shkarkimeve në ajër.

“QKT obligohet që të i paraqet rezultatet e matjeve në formularin që i bashkëngjitet certifikatës së kontrollimit teknik. Kontrolli i  shkarkimeve në ajër duhet të  kryhet sipas kushteve që i përcakton Ministria e Infrastrukturës si dhe ato të rekomanduara nga prospektet teknike të aparaturave të kontrollimit të destinuar për këtë qëllim”, thuhet në njoftim.

Për faktin që  sektori i automjeteve është  një  ndër burimet e ndotjes së ajrit, veçanërisht në Kosovë, ku qarkullojnë  një  numër i madh  i automjeteve të  vjetra, MMPH ka kërkuar që:

– në fazën e amandamentimit të Ligjit për automjete të merren parasysh edhe çështjet mjedisore;

– të rishikohet  Vendimi për importin e automjeteve

– të implementohen dispozitat e U.A Nr. 08/2016 për Normat e lejuara të  shkarkimeve në  ajër nga burimet e lëvizshme të  ndotjes dhe

– informatat për numrin e automjeteve të  prodhuara para vitit 1994./gazetametro.net

.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë