Loading…

Ministria ia dha 200 mijë euro kompanisë që nuk plotësoi kriteret

  • 21/01/2017 | 08:20

Ministria ia dha 200 mijë euro kompanisë që nuk plotësoi kriteret

Mbi 200.000 mijë euro subvencione për përpunim të qumështit dhe mishit i janë ndarë vitin e kaluar kompanisë “Calabrija” në Gjilan nga Ministria e Bujqësisë.


Ishte konstatuar se kjo kompani i ka 37 punëtorë të punësuar, një minifabrikë që merrej me përpunim të qumështit dhe mishit, e cila funksiononte për më shumë se dy vjet.

Mirëpo, pas hetimit që e ka zhvilluar Prokuroria Themelore në Gjilan, ka rezultuar se të gjitha këto të dhëna janë të pavërteta.

Dhe si rezultat i dyshimeve të ngritura, të premten Policia e Kosovës ka arrestuar tre zyrtarë të ministrisë dhe pronarin e kompanisë.

B.N., K.M. dhe N.V., dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, kurse pronari i kompanisë “Calabrija”, Xh.S., dyshohet për mashtrim. Pas arrestimit dhe marrjes në pyetje, të katërve u është caktuar masa e arrestit shtëpiak.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë