Zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Besart Jashari, vizitoi familjen e Bashkim Behlulit në Podujevë, familja 12 anëtarëshe e të cilit jeton në kushte shumë të rënda pasi mbrëmë i është djegur shtëpia.
Kryefamiljari Behluli është i paaftë për punë dhe ekzistenca e familjes së tij varet nga pensioni invalidor, i cili sipas tij është i pamjaftueshëm për të mbijetuar.
Ai ka apeluar tek zëvendësministri Jashari që t’i ndihmohet në rindërtimin e shtëpisë, pasi që me këtë pension ai mezi e siguron ekzistencën për familjen.
“Zëvendësministri Behluli, ka shprehur keqardhjen për djegien e shtëpisë, e cila për fat të mirë ka kaluar pa pasoja për familjarët. Ai ka premtuar kryefamiljarit, Bashkim Behluli, se do të angazhohet për një zgjidhje të shpejtë për këtë familje”, thuhet në njoftimin për media të MPMS-së.
Familja e cila mbeti pa kulm mbi kokë, është pjesëtare e komunitetit ashkali.