Kemi hyrë në vitin e katërt që nga përfundimi i Autostradës “Ibarhim Rugova” dhe ende nuk ka asnjë pikë karburanti përgjatë gjithë autostradës 78 kilometërshe, shkruan gazetametro.net.
Edhe pse shenjat sinjalizuese janë vendosur para shumë kohe, aty edhe sot vazhdon të mos këtë pompa të derivateve e objekte pushimi, ndërsa zyrtarë nga Ministra e Infrastrukturës vazhdojnë të heshtin, duke mos bërë asnjëherë të ditur për publikun se cilat janë arsyet e mungesës së pikave të karburanteve.
Gazeta Metro, ka tentuar të marr përgjigje për arsyen e mungesës se pikave të karburantit nga Ministria e Infrastrukturës, por ka qenë e kotë. Krejt ajo çka kanë thënë zyrtarë nga kjo ministri është së përgjatë trasesë se Autostradës janë 4 lokacione për shërbime, te cilat planifikohet te ipen me koncesion dhe ku do te ndërtohen pikat e karburantit me objekte përcjellëse.
Kjo autostradë është punuar sipas standardeve TEM’it (Trans European Motorway), dhe ishte përfunduar më 26 nëntor 2013.
Autostrada Prishtinë – Vërmicë që mban emrin e presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, kishte filluar të ndërtohet në prill të vitit 2010. Kostoja e autostradës ka qenë një nga çështjet më të diskutuara në Kosovë, nga shoqëria civile, partitë opozitare dhe ekspertë të çështjeve ekonomike, shkruan gazetametro.net.
Ishte konsideruar se kontrata e këtij projekti nuk kishte qenë transparente, ndërsa çmimi ishte konsideruar i lartë.
U patën dhënë çmime të ndryshme për këtë projekt. Ishte thënë se për këtë projekt Qeveria do të paguajë mbi 1 miliard euro. Por, zyrtarisht ishte thënë se kostoja përfundimtar e autostradës është mbi 800 milionë euro./gazetametro.net