Ka 13 vjet që Kosova ka në letër ligjin që parasheh kompensimin material të pacientëve, të cilët dëmtohen nga neglizhenca e profesionistëve shëndetësorë.
Por ky ligj asnjëherë nuk është zbatuar.
Kompensimi i pacientëve është i garantuar me Ligjin për të drejtat dhe përgjegjësitë e qytetarëve në kujdesin shëndetësor që nga viti 2004 (38/2004).
Institucionet shëndetësore jo që nuk e kanë kompensuar materialisht asnjë pacient, por as që e kanë krijuar fondin për kompensime të pacientëve, edhe pse ligji i obligon.
Shteti nuk ua kompenson pacientëve dëmin, edhe pse gabimet profesionale konstatohen nga Komiteti Profesional i Ministrisë së Shëndetësisë.