Loading…

Ministria e Shëndetësisë i mban në punë zyrtarët e akuzuar

  • 22/04/2017 | 07:46

Ministria e Shëndetësisë i mban në punë zyrtarët e akuzuar

Ministria e Shëndetësisë ka një muaj që i është drejtuar me shkresë Prokurorisë së Shtetit, ku i kërkohet informatë mbi emrat e të gjithë zyrtarëve të saj që janë pjesë e aktakuzave.


Në mungesë të të dhënave zyrtare nga Prokuroria e Shtetit, MSH-ja ka thënë të mos ketë bazë ligjore për ndërmarrjen e masave ndaj personelit të saj, shkruan  Koha Ditore.

“Ministri i Shëndetësisë ka kërkuar nga Prokuroria e Shtetit që ta njoftojë MSH-në me emrat e të gjithë zyrtarëve të saj, për të cilët ka të ngritur ndonjë aktakuzë”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.

Aktakuzat ndaj zyrtarëve të këtij institucioni janë të njohura për opinionin – dy raste janë bërë publike më parë. Por pavarësisht kësaj shumë prej të akuzuarve punojnë ende. Në mesin e tyre ka kryeinspektorë e udhëheqës divizionesh.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë