Loading…

Serbia po keqpërdor dialogun për të bërë agresion diplomatik ndaj Kosovës

  • 04/11/2018 | 18:49

Serbia po keqpërdor dialogun për të bërë agresion diplomatik ndaj Kosovës

Fushata agresive diplomatike e Serbisë ndaj Kosovës që po bëhet kohët e fundit nga ky Beogradi, ka bërë që Ministria e Jashtme e Kosovës që udhëheqet nga Behgjet Pacolli të reagojë përmes një komunikate për media.


MPJ, i ka  vlerësuar të papranueshme veprimet destruktive dhe standardet e dyfishta që Serbia po i përdorë në marrëdhëniet me shtetet njohëse dhe jo-njohëse të Kosovës, njofton gazetametro.net.

Veprime këto që sipas MPJ’së, janë të papranueshme duke i vlerësuar si dashakeqëse nga shteti serb, po ashtu thuhet se Serbia  është duke shfrytëzuar, keqpërdorur dhe manipuluar me dialogun për normalizimin e plotë të marrëdhënieve në mes dy shteteve me qëllimin parësor për të bërë agresion diplomatik kundrejt sovranitetit dhe imazhit ndërkombëtarë të Republikës së Kosovës.

Reagimi i plotë për media:

Ministria e Punëve të Jashtme nënvizon qëndrimin zyrtar se Republika e Kosovës ka hyrë në dialog me shtetin fqinj – Serbinë me ndërmjetësimin e BE-së, mbështetjen e plotë të SHBA-së dhe shteteve të tjera aleate dhe partnere me vullnetin e mirë dhe besimin e plotë për të përmirësuar marrëdhëniet në mes dy shteteve dhe popujve nëpërmjet arritjes së Marrëveshjes së Detyrueshme Ligjore, e cila do të duhej të përfundonte me njohjen reciproke në mes dy shteteve dhe anëtarësimin e plotë dhe të barabartë të Republikës së Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Për Republikën e Kosovës, dialogu me vullnetin e mirë dhe në mirëbesim ka qenë dhe mbetet mënyra e vetme e zgjidhjes së problemeve, ndërtimit të besimit në mes dy shteteve dhe dy popujve, promovimit të paqes afatgjate, forcimit të stabilitetit rajonal dhe rritjes së prosperitetit për të gjitha popujt, por ai nuk mund dhe nuk duhet të shndërrohet si instrument qëllimlig, mjet destruktiv dhe metodë manipuluese nga shteti fqinj, për dëmtimin dhe rrënimin e imazhit të shtetit të ri në marrëdhëniet me jashtë dhe paralelisht me këtë rrezikimin e interesave nacionale të shtetit dhe shtetasve të Kosovës.

Ministria e Punëve të Jashtme i bën thirrje përfaqësuesve të BE-së, si ndërmjetësues të dialogut, ShBA-së si mbështetës të plotë të tij dhe shteteve të tjera aleate dhe partnere, që të reagojnë menjëherë dhe t’i tërheqin vërejtjen shtetit fqinj kundrejt sjelljeve dhe veprimeve të tilla, që janë në kundërshtim të plotë me zotimin e shprehur për bashkëpunim rajonal, përkushtimin për integrim në BE dhe vullnetin e shprehur deklarativ për normalizim të plotë të marrëdhënieve në mes dy shteteve./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë