Loading…

Ministria e Jashtme thotë se nuk kanë pranuar tërheqjen e njohjes nga Ishujt Solomon

  • 02/12/2018 | 23:13

Ministria e Jashtme thotë se nuk kanë pranuar tërheqjen e njohjes nga Ishujt Solomon

Ministria e Punëve të Jashtme përgënjeshtron raportimet në media për kinse pranim të dokumenteve zyrtare nga Ishujt Solomon për lëkundje të qëndrimit të këtij shteti ndaj Republikës së Kosovës.

Në një komunikatë për media, Ministria e Punëve të Jashtme rikonfirmon se nuk ka pranuar asnjë dokument zyrtarë nga ky shtet dhe si rrjedhim nuk komenton ‘dokumente’ të pa verifikuara, që mund të qarkullojnë për qëllime propaganduese, agjenda të dyshimta dhe synojnë krijimin e lajme të rreme.

Ministria e Punëve të Jashtme thekson se përfaqësuesit e Republikës së Kosovës në vazhdimësi kanë mbajtur kontakte dhe kanë zhvilluar takime bilaterale të nivelit të lartë me përfaqësuesit këtij shteti, ku janë shprehur zotime të dyanshme për thellimin e këtyre marrëdhënieve në mes dy popujve dhe dy vendeve.

Ndryshe, Ishujt Solomon e kanë njohur Republikën e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran në vitin 2014, ndërsa një vit më vonë janë vendosur edhe marrëdhënie diplomatike, nivel ky më i lartë i marrëdhënieve në mes dy shteteve./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë