Loading…

Ministria e Drejtësisë beson se britanikët do ta hetojnë rastin Dehari

  • 20/11/2016 | 12:58

Ministria e Drejtësisë beson se britanikët do ta hetojnë rastin Dehari

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha u ka bërë kërkesë britanikëve që të përfshihen në hetim të pavarur lidhur me vdekjen e Astrit Deharit, dhe keshtu të kuptohet e vërteta e vdekjes së 26  vjeçarit.

Ajo ka deklaruar për Gazetën Express se ende nuk kanë marrë përgjigje nga britanikët lidhur me kërkesën e Kosovës që policia “Scotland Yard” të bëjnë një hetim të ndarë lidhur me vdekjen e anëtarit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari.

“Ende nuk kemi pranuar përgjigje”, ka thënë Hoxha.

Kjo zyrtare e Qeverisë së Kosovës ka thënë se në ditët në vijim do të diskutojmë me Ambasadorin britanik, Ruairí O’Connell, derisa, ajo pret përgjigje pozitive për kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë dhe Kryeprokurorit për hetimin e “Rastit Dehari” edhe nga një palë e tretë.

“Besoj që edhe në kërkesën tonë do të gjejmë mirëkuptim”, ka shtuar ajo.

Por, cila është baza ligjore nëse angazhohen hetues nga Britania për të hetuar vdekjen e Deharit?

Ministrja e Drejtësisë jep përgjigje.

“Ndërsa sa i përket bazës ligjore: Ligji nr. 04/L-213 për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar në Çështjet Penale, neni  98, lejon themelimin e njësive të përbashkëta të hetimit. Ftesa e dërguar te pala britanike është bërë bashkërisht nga Ministria e Drejtësisë dhe e Prokurorit të Shtetit, i cili, në bashkërendim me Ministrinë e Drejtësisë, ka kompetencë për bashkëpunim ndërkombëtar sipas nenit 9 të Ligjit 03/L-225 për Prokurorin e Shtetit”, ka deklaruar Ministrja Hoxha.

Astrit Dehari kishte ndërruar jetë gjatë transportimit prej paraburgimit për në Spitalin e Prizrenit ku ishte duke u mbajtur si i dyshuar për sulm terrorist ndaj Parlamentit. Rezultatet e autopsisë të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë kanë konstatuar se Dehari kishte vdekur nga lëndimet e vetshkaktuara. Kryeprokurori i Prizrenit ka konstatuar se anëtari i Vetëvendosjes bëri vetëvrasje, por, ende nuk janë sqaruar motivet. Askush s’është arrestuar apo akuzuar se ka shtyrë Deharin në vetëvrasje.

Lëvizja Vetëvendosje ka kontestuar gjetjet e Mjekësisë Ligjore dhe kanë dhënë versionin e tyre. Kanë thënë se Astrit Dehari është vrarë duke drejtuar gishtin kah Shteti. As Vetëvendosje s’ka përmendur emra konkret se kush qëndron pas vdekjes së Deharit. Përmes vdekjes së Deharit, Partia e Visar Ymerit ka kërkuar rrëzimin e Qeverisë dhe dorëheqjen e udhëheqësve shtetëror./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë