Loading…

Ministria bllokon kredit kartelën zyrtare të ish zv.ministrit Rrahmani

  • 10/02/2017 | 14:41

Ministria bllokon kredit kartelën zyrtare të ish zv.ministrit Rrahmani

Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale, përmes një kumtese tregon për masat që ka ndërmarrë lidhur me çështjen e përdorimit të kredit kartelës zyrtare të ish- zëvendësministrit të MPMS-së, Qazim Rrahmani, transmeton gazetametro.net kumtesën e ministrisë.


Sipas kumtesës, për të mbuluar shpenzimet e shkaktuara, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, pasi që i ka tërhequr vërejtjen ish-zëvendësministrit, për përdorim jo të rregullt të kredit kartelës zyrtare, ka ndërmarrë veprimet e nevojshme konform procedurave.

Konkretisht është bllokuar përdorimi i mëtejmë i kredit kartelës dhe duke zbatuar ndalesën prej 50% në pagë, për shumën e paarsyetuar të shpenzimeve, nga muaji shkurt i vitit të kaluar.

Lidhur me pjesën e mbetur të paarsyetuar të mjeteve të shpenzuara nga kredit kartela zyrtare, zëvendësministri Rrahmani ka premtuar se këto mjete do t’i kthejë në Buxhetin e MPMS-së deri në fund të këtij muaji, në të kundërtën, MPMS-ja do të njoftojë thesarin dhe organet kompetente për të ndërmarrë veprimet e nevojshme.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë