Loading…

Ministri Vitia thotë se njëri nga pacientët me koronavirus në gjendje jo të mirë shëndetësore

  • 17/03/2020 | 17:23

Ministri Vitia thotë se njëri nga pacientët me koronavirus në gjendje jo të mirë shëndetësore

Ka shkuar në 17 persona numri i të prekurve me COVID-19 apo siç njihet ndryshe me koronavirus në Kosovë, shkruan Gazeta Metro.


Personi i ri i prekur me koronavirus është nga fshati Dumnicë e Podujevës dhe virusin e ka marrë apo bartur pas kontaktit ditë më herët me familjarin e tij që gjendet në Klinikë Infektive ku ishte prekur më herët nga koronavirusi.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ku ka deklaruar se gjendja e pacientëve të tjerë është stabile, përveç një personi që është në gjendje më të rëndë.

Ai tha se dy nga të hospitalizuarit me koronavirus janë liruar për në shtëpi dhe do të qëndrojnë në shtëpi në vetkarantinë, shkruan Gazeta Metro.

“Deri më sot në Kosovë janë testuar 271 mostra të dyshimta dhe 17 prej tyre kanë rezultuar pozitive. Informatat nga klinika infektive është se gjendja e pacientëve që janë duke u trajtuar e që janë 10 është stabile dhe me përjashtim të njërit nga pacientët, të tjerët janë duke marrë një trajtim mjekësor mbështetës. Dy nga të hospitalizuarit janë liruar për në shtëpi dhe do të qëndrojnë në vetkarantinë”, ka deklaruar ministri.

Vitia apeloi tek qytetarët që kujdesi ndaj koronavirusit të vazhdon të mbahet akoma.///gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë