Loading…

Ministri tregohet i veçantë në kujtimin për Agollin

  • 03/02/2017 | 23:40

Ministri tregohet i veçantë në kujtimin për Agollin

“Në vend përkujtimi për Dritëroin” e ka titulluar një letër kujtimi për shkrimtarin e shquar shqiptar Dritëro Agolli, ministri i Diasporës e kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati.


E ka lidhur me një takim që kishte zhvilluar me të në vitin 1997, e të cilini e kishte lutur për të shkruar parathënien e “Çlirimit”

Letrën e plotë e pa ndërhyrje po e botojmë më poshtë:

Arrestimet dhe vrasjet e pjesëtarëve të UÇK-së dhe të LKÇK-së në janar dhe shkurt të vitit 1997 bënë që unë me një pjesë të shokëve që i shpëtuam arrestimeve të përfundojmë në Tiranë.

Fatkeqësisht, e përjetuam vitin e mbrapshtë 1997 në Shqipëri, rënien por edhe rilindjen e shtetit shqiptar. Ne që ishim në Tiranë bënim përpjekje për të ndihmuar me aq mundësi sa kishim punën e shokëve në Kosovë në ri-ngritjen e LKÇK-së. Një ndër projektet që lindi, ishte edhe publikimi në formë libri i artikujve kryesorë të organit “Çlirimi”. Duke diskutuar se kush do të ishte figura më e përshtatshme për të or parathënien, na doli emri i Dritëroit. Duke qenë se kishim pajtueshmëri të gjerë që Patriku i letrave shqipe të ishte shkruesi i parathënies, mua mu ngarkua detyra e kontaktit me të.

Deri atëherë Dritëroin e kisha lexuar si në prozë ashtu edhe në poezi. E kisha përcjell në politikë, dhe e çmoja sidomos qartësinë që kishte për çështjen e Kosovës.

Me shkuarjen në Tiranë, e kisha kuptuar edhe një dimension tjetër të tij, atë të njeriut Dritëro. Nuk më rastiste në ato ditë të vështira të pranverës së vitit 1997 në Tiranë, që dikush, qoftë demokrat apo socialist, të më fliste keq për Dritëroin. Të gjithë e kishin një respekt të veçantë për të, e mbi të gjitha për shkak se në të gjitha periudhat, ai kishte mbetur i thjeshtë.

Tregimet nga kosovarët që kishin fjetur tek shtëpia e tij kur kishin ikur nga ushtria jugosllave në vitet 1991-92 ishin të shumta. Andaj edhe pa ndonjë rekomandim vendosa të shkoj e t’i trokas në derë.

Megjithëse kisha drojën e refuzimit, takimi me të ishte tejet i lehtë.

Duhet të ketë qenë diku vera e vitit 1997 kur i shkova tek dera, te banesa tek rruga e “Dibrës”. Doli Sadija, së cilës i tregova se dua ta takoj Dritëroin. Me mirësjellje të jashtëzakonshme më tha të pres pak, se ka dikë brenda. Nuk më pyeti pse dua ta takoj Dritëroin. Si duket vizita të tilla të paplanifikuara ajo kishte shumë dhe ishte mësuar me to.

Kur e takova shkrimtarin i tregova kush jam, çka përfaqësoj dhe çka po dua. Ai kishte një simpati të madhe për krahun e luftës, dhe duke qenë i bindur se Kosova nuk çlirohet pa luftë menjëherë pranoi ta realizonte parathënien pasi t’i lexonte me dhjetëra numra të Çlirimit (prej vitit 1993 deri në vitin 1997).

E kishte merak që për shkak të moshës së tij, do ta kishte të pamundur që kur të fillonte lufta për çlirimin e Kosovës të inkuadrohej edhe ai në luftë.

Ishte shumë i këndshëm në bisedë dhe me shumë pasion prisja takimin e radhës me të. Kështu si rezultat e këtij obligimi që kisha, e takova shkrimtarin e madh edhe disa herë. Ndërkohë realizova edhe një intervistë të shkurtër më të për gazetën studentore “Bota e Re”, dorëshkrimin e së cilës e ruaj me xhelozi. Më pas filloi lufta, e pas saj me Dritëroin jam takuar vetëm në panaire librash.

Sot po e publikoj këtu parathënien shumë domethënëse të Dritëroit tonë, të cilën e ka shkruar në tetor të vitit 1997.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë