Loading…

‘Vetëvendosje nuk duhet të jetë pjesë e dialogut me Serbinë, ata janë munduar ta nxjerrin shtetin e Kosovës si të dështuar’

  • 03/09/2018 | 18:44

‘Vetëvendosje nuk duhet të jetë pjesë e dialogut me Serbinë, ata janë munduar ta nxjerrin shtetin e Kosovës si të dështuar’

Anëtari i kryesisë së PDK’së, Aberald Tahiri, njëherësh edhe Ministër i Drejtësisë ka folur rreth seancës që do të mbahet nesër në Kuvend për korrigjimin e kufijve.


Ai ka thënë se nuk do të diskutohet për pjesën hapësirën territoriale të Kosovës.

Po ashtu ai ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje nuk mund të jetë pjesë  e bisedimeve me Serbinë por as pjesë e ndonjë procesi në Kosovë, pasi është vetëm pengesë.

Tahiri ka thënë se vijat e kuqe në bisedimet e Kosovës me Serbinë janë caktuar kohë më parë, sipas të cilave në bisedime nuk do të diskutohet për shtetësinë e Kosovës dhe për hapësirën territoriale të saj.

Po ashtu, Tahiri e ka shprehur qëndrimin e tij ndaj Lëvizjes Vetëvendosje dhe rolit të saj në skenën politike të Kosovës, duke thënë se Vetëvendosje është munduar që ti pengojë të gjitha proceset e rëndësishme nëpër të cilat ka kaluar Kosova, prandaj ky subjekt politik nuk mund të jetë pjesë e asnjë procesi në vend.

“Unë mendoj që Vetëvendosje nuk duhet të jetë pjesë e dialogut me Serbinë, sepse është thjesht një pengesë. Ky subjekt politik është munduar t’i minojë të gjitha proceset e rëndësishme në të cilat ka kaluar Kosova. Janë munduar në çdo mënyrë ta nxjerrin shtetin e Kosovës si të dështuar. Kjo parti ka qenë kundër shtetësisë së Kosovës dhe simboleve të saj, prandaj nuk e meriton të jetë në asnjë rrethanë pjesë e asnjë ekipi që do të diskutonte për Republikën e Kosovës”, është shprehur Tahiri, për T7

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë