Loading…

Ministri Tahiri pritet në Departamentit e Shtetit amerikan

  • 05/11/2018 | 13:57

Ministri Tahiri pritet në Departamentit e Shtetit amerikan

Në kuadër të vizitës zyrtare në SHBA, Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri është pritur në Departamentin e Shtetit ku ka zhvilluar një takim me Zëvendësndihmës Sekretarin e Shtetit  Jorgan Andrews, njëherit përgjegjës në Zyrën Kundër Narkotikëve dhe Çështjeve për Fuqizimin e Ligjit.

Gjatë takimit, Tahiri ka folur për angazhimin e institucioneve të rendit dhe ligjit në Kosovë për të luftuar krimin e organizuar dhe trafikimin e narkotikëve.

Ai po ashtu ka shpalosur rezultatet e arritura në fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, rezultate që sipas tij, kanë kontribuar në rritjen e sigurisë dhe në forcimin e pozitës së Kosovës në rrafshin e partneritetit rajonal dhe global në luftën kundër krimit të organizuar.

Tahiri ka vlerësuar se Kosova çdo ditë po konsolidon pozitën e vet në rang lideri rajonal dhe më gjerë në luftën kundër narkotikëve, radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Gjatë takimit, Ministri i Drejtësisë ka shpalosur objektivat dhe masat e parapara në Agjendën “Drejtësia 2020” në të cilën janë paraparë masa për modernizimin e Shërbimit Korrektues dhe zhvillimin e programeve për rehabilitimin dhe risocializimin e personave të dënuar, me ç ‘rast ka kërkuar zgjerimin e mbështetjes nga Zyra Kundër Narkotikëve dhe Çështjeve për Fuqizimin e Ligjit.

Ai e ka falënderuar Andrews për mbështetjen e Departamentit të Shtetit me theks të veçantë përmes programeve të OPDAT-it dhe ICITAP-it të cilat janë të angazhuara në programin legjislativ dhe në fuqizimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Ministri Tahiri ka zhvilluar një takim me Drejtoreshën e Zyrës për Çështjet e Evropës Qendrore dhe Jugore në kuadër të Departamentit të Shtetit, zonjën Susan Falatko me të cilën kanë biseduar për zhvillimet politike në Republikën e Kosovës, si dhe për reformat institucionale në sektorin e sundimit të ligjit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë