Loading…

Ministri Sveçla akuzon strukturat paralele serbe në veri për sulmin ndaj ‘Elektrokosmet’

  • 24/06/2022 | 13:11

Ministri Sveçla akuzon strukturat paralele serbe në veri për sulmin ndaj ‘Elektrokosmet’

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka konfirmuar se objekti i kompanisë “Elektrokosmet” është sulmuar me mjet shpërthyes në veri të Mitrovicës.


Ai ka akuzuar strukturat paralele serbe për këtë veprim, siç ka thënë bërë presion ndaj kompanisë.

Siç njofton EO, Sveçla tha se nga sulmi nuk ka ndonjë person të lënduar, pos dëmeve materiale.“Rasti po hetohet nga organet e rendit”, u shpreh Sveçla.

Një mjet shpërthyes është hedhur të enjten mbrëma rreth orës 22:30 në objektin e elektro-distribucionit në veri të Mitrovicës, konfirmuan nga Policia e Kosovës.

Besim Hoti, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës për veriun ka njoftuar për Telegrafin se fillimisht është menduar për zjarrvënie, por më vonë është konfirmuar se ishte shpërthim.

Ai tha se përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.

Si pasojë e këtij shpërthimi një trafo është dëmtuar krejtësisht dhe disa automjete të cilat kanë qenë të parkuara afër këtij objekti, ndërkaq rasti po hetohet.

Kosova dhe Serbia kishin nënshkruar Marrëveshjen për çështjen e energjetikës gati një dekadë më parë, përkatësisht në shtator të vitit 2013, e që ishte konfirmuar në gusht të 2015-së.

Qytetarët e komunave të Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut – kryesisht serbë – nuk paguajnë për rrymën e shpenzuar tash e më shumë se dy dekada.

Me nënshkrimin e Udhërrëfyesit pritet që të nisë edhe faturimi dhe inkasimi për energjinë e shpenzuar edhe në veri.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë