Loading…

Ministri Shala: Taksa nuk hiqet deri sa Serbia dhe Bosnja ta respektojnë Kosovën si shtet

  • 09/12/2018 | 21:06

Ministri Shala: Taksa nuk hiqet deri sa Serbia dhe Bosnja ta respektojnë Kosovën si shtet

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për taksë 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës, si dhe bllokimi i rrugës Prishtinë – Shkup për qarkullimin e mjeteve dhe mallrave, ka bërë që eksportet nga Shqipëria drejt Kosovës për muajin Nëntor të rriten më shumë se 40 për qind. 

Por një premtim i rrallë ka ardhur sot nga ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, duke thënë se taksa ndaj Serbisë do të rritet, nga 100 për qind ajo do të shkojë në 1000 për qind, njofton gazetametro.net.

Po ashtu ai ka thënë se Serbia dhe Bosnja duhet ta  respektojnë Kosovën si shteti i pavarur dhe sovran nëse dëshirojnë që të bëjnë tregti në vendin tonë, njofton gazetametro.net.

“Serbia dhe Bosnja duhet ta trajtojnë Kosovën si Republikë nëse dëshirojnë të bëjnë tregti me Kosovën”, ka thënë Shala, i cili ka qenë i ftuar në emisionin “n’Kosovë Show”.

Ndërkaq, sipas të dhënave të fundit që ka publikuar Drejtoria e Përgjithshme e Doganave të Shqipërisë, i bie se eksporti i mallrave nga Shqipëria drejt Kosovës është rritur në 33 mijë ton, që në vlerë monetare i bie rreth 7 milionë dollarë më shumë eksporte për muajin Nëntor të këtij viti duke e krahasuar me vitin e kaluar të 2017, njofton gazetametro.net.

Kujtojmë se kryeministrja e Serbisë, Ana Brnbic, ka deklaruar ditë më parë se vendi i saj humb rreth 42 milionë euro në muaj për shkak të tarifave shtesë që Prishtina ka prezantuar për produktet serbe. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë