Ministri Kujtim Shala po e favorizon më të madhe vendlindjen e tij, Pejën. Paratë më të mëdha nga buxheti i Ministrisë së Kulturës ka vendosur t’i dërgojë atje.
Vetëm për një vit ka shpërndarë për Pejën 3 milionë dhe atë për ndërtimin e objekteve të ndryshme sportive. 1.5 milionë janë ndarë për ndërtimin e palestrës së xhudos në Pejë, transmeton ORAinfo.
300 mijë euro janë ndarë për ndërtimin e stadiumit të futbollit në Radavc, ndërkaq 830 mijë euro, MKRS-ja investon për ndërtimin e “Qendrës Rinore në Pejë”, Stadiumin e qytetit “Shahin Haxhiislami” dhe 90 mijë euro për fushat e tenisit. Gjithashtu edhe 420 mijë euro janë ndarë për Pejën për ndërtimin e poligoneve të ndryshme sportive në Pejë.