Loading…

Ministri Shala bën atë që premtoi, publikon listën e lodrave jashtë standardeve për përdorim

  • 13/11/2018 | 17:05

Ministri Shala bën atë që premtoi, publikon listën e lodrave jashtë standardeve për përdorim

Ministri i Tregtisë dhe Insudtrisë, Endrit Shala, një natë më parë premtoi se do të publikojë listën e lodrave që janë jashtë standardeve për përdorim.


Dhe publikimi i listave të lodrave jashtë standardeve për përdorim është pikërisht ajo që Ministri bëri, transmeton gazetametro.net

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, ai ka bërë publike analizat për 15 lodra, të cilat nuk përmbushin standardet për përdorim.

Ai gjithashtu bëri me dije se ka vendosur t’i largojë nga tregu dhe t’i asgjësojë ato.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë, të nderuar prindër, të dashur fëmijë

Është prioritet i imi dhe i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë kontrolli i cilësisë së produkteve në tregun e Kosovës, si rrjedhojë e kësaj ne kemi bërë analizat për 15 lodra që janë tregtuar në tregun tonë. Nga rezultatet që kemi marr, ka dal që të gjitha janë jashtë standardeve për përdorim prandaj edhe unë kam vendosur që t’i largoi nga tregu dhe t’i asgjësoi ato.

Ne kemi ndaluar edhe hyrjen e të gjitha lodrave që nuk kanë certifikata CE dhe nuk kanë janë sipas standardeve të Bashkimit Evropian. Mbrëmë në emisionin DPT te Fidani në televizionin T7, kam premtuar që këto lodra do t’i publikojë dhe këtë po e bëjë sot.

Ju lutemi kudo që i hasni, nëse i keni në shtëpitë tuaja, apo i shihni në marketet tona ta lajmëroni zyrën e konsumatorit në numrin e telefonit 0800 11000 në kuadër të MTI-së, dhe nëse i keni në shtëpitë tuaja t’i largoni sa më shpejt. Më poshtë janë rezultatet e analizave që dëshmojnë se këto lodra janë të dëmshme. Ne jemi të përkushtuar që çdo ditë, në çdo moment të jemi në krye të detyrës, për ta kontrolluar cilësinë e produkteve që shiten në tregun tonë, në mënyrë që t’iu bëjmë jetën sa më të lehtë qytetarëve tanë dhe së bashku ta ndërtojmë të ardhmen e sigurt për fëmijët tanë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë