Loading…

Ministri serb u shkruan shefave të Interpolit: Mos e pranoni Kosovën

  • 01/03/2019 | 08:34

Ministri serb u shkruan shefave të Interpolit: Mos e pranoni Kosovën

Nënkryetari i Qeverisë së Serbisë e ministër i punëve të brendshme Nebojsa Stefanovic i ka shkruar letra sekretarit të përgjithshëm të Interpolit Jürgen Stock dhe kryetarit të Interpolit Kim Jong Yang, me të cilat u ka kërkuar që kjo organizatë ndërkombëtare e policisë të mos e shqyrtojë sërish kërkesën e Kosovës për pranim në anëtarësi, transmeton Gazeta Metro.


Sipas ministrit Stefanovic, nga mbajtja e Kuvendit të përgjithshëm të Interpolit në Dubai në vitin 2018, “nuk kanë ndodhur ndryshime esenciale për t’iu shmangur vendimit të atëhershëm për mospranim të Kosovës”. Ministri serb mendon se ka ndodhur e kundërta dhe në favor të qëndrimit të Serbisë për mospranim ai përmend “numri në rritje të shteteve të cilat e kanë tërhequr njohjen e Kosovës”, transmetojnë mediet serbe.

Ai ka përsëritur qëndrimin e mëhershëm të Serbisë, sipas të cilit në Interpol “pranohen vetëm shtetet”./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë