Loading…

Ministri serb i reagon Bajram Gecajt

  • 27/12/2016 | 23:40

Ministri serb i reagon Bajram Gecajt

Ministri i shkarkuar i Ministrisë së Administrimit të Pushteti Lokal, Lubomir Mariq, është hidhëruar në zëvendësministrin e kësaj Ministrie, Bajram Gecajn.


Mariq këtë hidhërim e ka shfaqur në mediat serbe duke reaguar ndaj postimit të djeshëm të Gecajt në Facebook.
“Pres që institucionet ndërkombëtare në Prishtinë të reagojnë ndaj shpërthimit të pakontrolluar të Bajram Gecajt, sepse gjuha e urrejtjes nuk guxon të ketë vend në asnjë shoqëri demokratike”, citon Veçernje Novosti Mariqin.

Gecaj në Facebook ka shkruar se vetëm rrethanat e ndërlikuara ia mundësuan Mariqit, “refugjatit nga Knini”, të bëhet ministër në Qeverinë e Kosovës.

“Çfarë të mendohet për qeverinë në të cilën këshilltari i kryeministrit nuk ngurron t’i quajë refugjatët qenie të rendit të dytë, është pyetur Mariq duke shtuar se sulmi i Gecajt është fryt i primitivizmit dhe i barbarisë që simbolizon politikën e Qeverisë në Prishtinë, e cila, me pengimin aktiv të kthimit të serbëve të shpërngulur, shfaq urrejtje dhe nënçmim ndaj njerëzve që me dhunë janë dëbuar nga shtëpitë e veta”.
Mariq në fund ka i thënë Gecajt se të gjithë serbët janë – serbë të Kosovës!

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]metro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë