Ministri i Drejtësisë Selim Selimi është takuar sot me shefin e EULEX Lars-Gunnar Wigemark, shkruan Gazeta Metro.
Selimi dhe Wigemark diskutuan edhe për ecurinë e hartimit të Strategjisë sektoriale për sundim të ligjit, parandalimin e dhunës në familje, si dhe trajtimin e rasteve të shënjestruara.
“Gjithashtu ngrita shqetësimin në lidhje me operacionet e fundit të kryera nga Zyra e Prokurorit të Specializuar”, shkruan Selimi në një postim në Facebook.
Ky është shkrimi i plotë:
Në takim të rregullt me Shefin e Eulex-it, ambasadorin Lars-Gunnar Wigemark, pranova raportin e fundit të këtij misioni për sistemin tonë gjyqësor, të cilin së shpejti do ta lansojmë bashkërisht për publikun. Në kuadër të takimit, diskutuam edhe për ecurinë e hartimit të Strategjisë Sektoriale për Sundim të Ligjit, parandalimin e dhunës në familje, si dhe trajtimin e rasteve të shënjestruara. Gjithashtu ngrita shqetësimin në lidhje me operacionet e fundit të kryera nga Zyra e Prokurorit të Specializuar./gazetametro.net