Loading…

Ministri Sefaj flet për arrestimin e vëllait të Rexhep Selimit

  • 02/03/2018 | 23:53

Ministri Sefaj flet për arrestimin e vëllait të Rexhep Selimit

Ministri të Brendshme, Flamur Sefaj, ka komentuar rastin e orëve të fundit, kur vëllai i deputetit të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, Ramdan Selimi u përfshi në një sulm ndaj një polici të Kosovës.


“Janë informata të orëve të fundit. Ajo që dihet është se një qytetar, me gjasë për një kundërvajtje më të hershme, nuk i është bindur zyrtarëve policor. Ai person ka sulmuar zyrtarin policor”, ka thënë Sefaj, në Interaktiv të KTV-së.

Ai ka treguar se rasti është ende duke u trajtuar, meqë siç ka thënë ai, “pasi që prokurori i rastit ka vendosur që Selimi të lirohet në procedurë të rregullt, ai ka kërcënuar zyrtarin policor. Kështu, është thirrur sërish prokurori dhe rasti është duke u trajtuar”.

“Si duket fjala është për një kundërvajtje më të hershme, e ka qëlluar rastësisht që qenka edhe vëllai i deputetit Rexhep Selimi”, ka thënë ai.

 

Vëllai i Rexhep Selimit ka grushtuar policin

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë