Loading…

Ministri Rrahmani zgjedh shefin e Prokurimit pa licencë prokurimi

  • 27/02/2017 | 09:40

Ministri Rrahmani zgjedh shefin e Prokurimit pa licencë prokurimi

Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, ka caktuar ushtruesin e detyrës së shefit të Prokurimit, ndonëse ky i fundit nuk ka as licencë prokurimi. Për më tepër, Alban Pozhegu prej se ka filluar ta ushtrojë këtë pozitë i ka nënshkruar së paku dy tenderë për operatorët ekonomikë, duke e shkelur kështu me “dy këmbë” Ligjin e Prokurimit Publik.


Alban Pozhegu është emëruar ushtrues detyre i drejtorit të Prokurimit në Ministrinë e Shëndetësisë (MSH), institucion ky që udhëhiqet nga Imet Rrahmani, ndonëse nuk ka as licencë për prokurim publik, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Për më tepër, Pozhegu prej se ka filluar ta ushtroj këtë pozitë, pavarësisht mungesës së licencës, i ka nënshkruar së paku dy tenderë për operatorët ekonomikë, duke e shkelur kështu me “dy këmbë” Ligjin e Prokurimit Publik (LPP).

Zyrtarë të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP), institucion ky që e monitoron procesin e prokurimit publik në vend, kanë konfirmuar për gazetën “Zëri” se nënshkrimi i kontratave nga zyrtari i palicencuar është veprim i jashtëligjshëm. Madje, sipas tyre, edhe i dënueshëm.

“Zyrtari në fjalë deri më tash asnjëherë nuk ka shprehur interesim që së paku të ndjekë ndonjë nga trajnimet e parapara për prokurim. Emri i Alban Pozhegut nuk figuron në asnjë regjistër të KRPP-së”, kanë bërë të ditur zyrtarë të KRPP-së. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë