Loading…

Ministri Rrahmani i pranishem në Samitin Botëror në Katar

  • 30/11/2016 | 12:18

Ministri Rrahmani i pranishem në Samitin Botëror në Katar

Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani i ftuar personalisht nga Ministrja e Shëndetësisë Publike të Katarit, Hanan Al Kuwari po merr pjesë në Samitin Botëror për Inovacione në Shëndetësi që po mbahet në Doha, Katar, i cili do të zgjasë tri ditë, transmeton gazetametro.net

WISH mbështetet nga Fondacioni i Katarit i themeluar nga Shkëlqesia e Saj, Sheikha Moza bint Nasser.

Samiti WISH konsiderohet një nga ngjarjet më eminente në botë në fushën e shëndetësisë ku shpalosen politikat shëndetësore globale të frymëzuara nga hulumtime shkencore të realizuara në institucione me renome botërore. Në këtë samit takohen politikanë të nivelit të lartë – ministra të shëndetësisë dhe të financave, liderë sistemesh shëndetësore, udhëheqës të kompanive industriale, akademikë dhe hulumtues prominentë, inovatorë dhe sipërmarrës shoqërorë.

Sivjet në WISH po marrin pjesë rreth 1400 pjesëmarrës nga 100 vende të botës përfshirë këtu edhe 40 ministra të shëndetësisë. Pjesëmarrësit diskutojnë dhe debatojnë në sesione, forume dhe takime bilaterale për problemet dhe sfidat në shëndetësi siç janë – llogaridhënia në shëndetësi, mbulueshmëria e shërbimeve shëndetësore, edukimi profesional shëndetësor, autizmi, demenca, stili i jetës, sëmundjet kardiovaskulare, benefitet ekonomike të investimit në shëndetësi, popullatat e shëndetshme, mjekësia precize, etj.

Ministri Rrahmani është Ministri i parë Kosovar që merr pjesë në këtë Samit prestigjioz. Lajmin për kkëtë ngjarje e ka bërë te ditur vetë Ministria e Shëndetësisë, në një postim të bërë sot në rrjetin social facebook./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë