Loading…

Ministri Reçica iu blen garderobë të re stafit, 1 mijë euro do t’i kushtojë buxhetit të Kosovës

  • 06/03/2019 | 15:11

Ministri Reçica iu blen garderobë të re stafit, 1 mijë euro do t’i kushtojë buxhetit të Kosovës

Stafi teknik i kabinetit të Ministrit Reçica do të bëhet me gardërobë të re.


Rreth 1 mijë euro pritet të shpenzohen nga buxheti i shtetit më të varfër në rajon për furnizim me gardërobë për stafin teknik të kabinetit të Ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Së paku kështu thuhet në njoftimin për nënshkrimin e kontratës të publikuar nga MMPS’ja në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.

Në njoftimin e publikuar në KRPP, thuhet se për këtë tender kishin dorëzuar ofertat tri kompani, derisa fituese është zgjedhur kompania “Melodia”./gazetaexpress

Oferta më e lartë për këtë tender ishin 996 euro, ndërsa më e ulëta 972 euro.
Kontrata është nënshkruar me 1 mars të këtij viti.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë