Loading…

Ministri Lekaj: Rrugët nga qeverisja e kaluar “shkel  e shko”

  • 07/05/2018 | 10:10

Ministri Lekaj: Rrugët nga qeverisja e kaluar “shkel  e shko”

Ministri Pal Lekaj ka inspektuar punimet në rrugën e fshatit Mazgit të Obiliqit ku kishte shembje të dheut pas reshjeve të shiut.


Ai i ka quajtur punimet gjatë qeverisjes së kaluar si “shkel e shko”, ndërsa theksoi se ky ishte vetëm një nga shumë projekte të punuara dobët.

“Në inspektim të punimeve në sanimin e gabimeve të shkaktuara nga e kaluara. Kjo rrëshqitje në Mazgit të Obiliqit është vetëm njëra nga shumë investimet e dobëta dhe pa cilësi, (siç i thotë populli, “shkel e shko”) nga qeverisjet e kaluara, në infrastrukturë rrugore”, ka shkruar ai në Facebook, ku ka [ostuar edhe disa fotografi nga vendi i ngjarjes.

“Kjo nuk do të lejojmë që të na përsëritet në investimet e ardhshme”, ka përfunduar Lekaj. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë