Loading…

Ministri kroat i Ekonomisë shprehet i kënaqur me bashkëpumimin tregtar me Kosovën

  • 26/01/2023 | 12:38

Ministri kroat i Ekonomisë shprehet i kënaqur me bashkëpumimin tregtar me Kosovën

Davor Felipoviq, ministër i Ekonomisë në Kroaci, ka thënë se janë të kënaqur me bashkëpunimin tregtar me Kosovën.


Gjatë Forumit Ekonomik Kosovë-Kroaci, Felipoviq tregoi se eksportet kroate në Kosovë janë 105 milionë gjatë vitit 2022.

Ndërkaq Kroacia nga Kosova ka importuar 10 milionë.

Gjatë këtij forumi ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari, kërkoi që bashkëpunimi të rritet.

Pos sferës ekonomike, ministri kroat foli edhe për mbështetjen që Kosova dhe Kroacia po ia japin Ukrainës, si dy vende që kanë dalë nga lufta, Express.

“Kroacia dhe Kosova kanë dënuar agresionin në Ukrainë dhe sikurse Ukraina, edhe Kosova edhe Kroacia kanë kaluar nëpër këto shkatërrime të luftës dhe ne e kuptojmë më së miri ndjenjat e tyre, por ne duhet të përpiqemi që t’i ndihmojmë popullit të Ukrainës për ta arritur lirinë”, ka thënë ai.

Kosova dhe Kroacia kanë bashkëpunim të afërt politik si dhe ekonomik.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë