Pas arrestimeve të fundit që kanë ndodhur ndaj dy zyrtarëve të Ministrisë së Shëndetësisë, ka reagur numri një i kësaj ministrie, Uran Ismaili.
Ismaili, ka shkruar se nuk do të lejohen keqpërdorime në shëndetësinë kosovare, sidomos nga zyrtarët e saj, njofton gazetametro.net.
Ministri Ismaili ka thënë se lufta ndaj korrupsionit është e pakthyeshme dhe se korrupsionin do ta godasin kudo që e takojnë, tek barnat, shërbimet shëndetësore, e aq më tepër tek zyrtarët institucional.
Kujtojmë se dy zyrtarët e arrestuar nga policia dyshohen se kanë keqpërdorur avanset gjatë viteve 2015-2018, ministri Ismaili ka bërë thirrje që organet e drejtësisë të i shkojnë deri në fund këtij rasti dhe të zbardhet e vërteta.
Ky është reagimi i plotë i ministrit Uran Ismaili:
Më vjen mirë që vendimi jonë për të ndaluar ciklin e keqpërdorimeve të avanseve në Ministrinë e Shëndetësisë gjatë viteve 2015-2018, ka pasuar me një varg veprimesh konkrete nga organet e drejtësisë.
Arrestimet e ditëve të fundit janë dëshmi e luftës së pakompromis që po bëhet nga Ministria e Shëndetësisë për të vënë rend, duke e goditur çdo dyshim për krim të organizuar dhe korrupsion.
Që nga ditët e para të marrjes së drejtimit të kësaj ministrie, e kam bërë të qartë se nuk do tolerohet asnjë keqpërdorim dhe se të gjithë do të jenë të barabartë para ligjit.
Përgëzoj edhe njëherë organet e rendit për punën efikase që kanë bërë gjatë këtyre muajve dhe i ftoj që të zbardhin këtë rast deri në dyshimin e fundit.
Lufta e jonë ndaj korrupsionit është e pakthyeshme. Korrupsionin do ta godasim kudo që e takojmë. Tek barnat, shërbimet shëndetësore, e aq më tepër tek zyrtarët institucional./gazetametro.net