Loading…

Ministri Ismaili jep një lajm të mirë për pagat e mjekëve

  • 25/09/2018 | 14:16

Ministri Ismaili jep një lajm të mirë për pagat e mjekëve

Projektligji për pagat që ditë më parë ka kaluar në Qeveri dhe është proceduar në Kuvendin e Kosovës për votim, do të të siguroj rritjen e pagave për mjekët si asnjëherë më parë.

Kështu ka thënë ministri i shëndetësisë, Uran Ismaili, në tryezën për Projektligjin për paga, që po mbahet aktualisht.

“Projektligji për paga parasheh rritjen e pagave për mjekët si asnjëherë më parë. Ky projektligj është një hap i duhur në drejtim të duhur, dhe në momentin që do të kaloj në Kuvend do të jetë një hap i rëndësishëm për profesionistët shëndetësor”, ka thënë ministri Ismaili.

Më tutje, ai ka ftuar të gjithë deputetët dhe akterët tjerë të rëndësishëm që të punojnë së bashku në përmirësimin e këtij projektligji, në mënyrë që ai Ttë kaloj pa u vonuar.

“Ky projektligj duhet të kalojë pa u vonuar, sepse nëse e humbim këtë rast do të ketë vetëm regres”, ka thënë ministri Ismaili.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë