Loading…

Ministri i Sigurisë Nacionale të Izraelit pas sulmit terrorist: Do të armatosim të gjithë popullsinë

  • 30/11/2023 | 11:50

Ministri i Sigurisë Nacionale të Izraelit pas sulmit terrorist: Do të armatosim të gjithë popullsinë

Ministri izraelit i Sigurisë Nacionale Itamar Ben-Gvir ka thënë se sulmi terrorist i së enjtes dëshmon se shpërndarja në masë e armëve po dëshmohet si e rëndësishme, transmeton Gazeta Metro.


Ai këto komente i bëri në vendin e ngjarjes menjëherë pas sulmit terrorist. Ben-Gvir tha se pavarësisht kritikave të marra nga disa persona, ai do të vazhdon shpërndarjën e armëve gjithkund, jo vetëm tek ekipet emergjente por edhe tek civilët. Sipas tij armët shpëtojnë jetë dhe kjo shihet rregullisht. Ai shtoi se vetëm me armë civilët, policët apo ushtarët mund të shpëtojnë jetë.

Ministri shtoi se Izraeli ka polici dhe ushtri të fortë mirëpo ata nuk mund të jenë gjithkund në qdo kohë prandaj armët iu nevojiten edhe civilëve, raporton The Jerusalem Post.

Ai falenderoi reagimin e shpejtë të dy ushtarëve dhe një civili të cilën vranë terroristët dhe parandaluan keqësimin e situatës.

Në përfundim ai tha se të gjithë terroristët e Hamasit do të vdesin në Jerusalem, Breg Perëndimorë dhe gjithkund dhe përsëriti se do të shpërndajnë armë masivisht tek civilët./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë