Loading…

Ministri i Shëndetësisë merr vendimin e parë: Krijon bordin e ri

  • 20/09/2017 | 12:08

Ministri i Shëndetësisë merr vendimin e parë: Krijon bordin e ri

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, nuk ka pritur gjatë për të marrë vendime që lidhen me punën e institucioneve shendetësore. Ai ka inicuar sot emërimin e bordit dhe ka kërkuar nga institucionet shendetësore që emrat për bord t’i sjellin brenda javës.


Kjo është bërë e ditur nga një komunikate e Ministrisë së Shëndetësisë, shkruan gazetametro.net.

“Me qëllim të reformave në sektorin e shendetësisë, zbatimit të ligjshmërisë, funksionimit normal dhe sa më profesional të institucioneve shëndetësore, dhe duke u bazuar në kompetencat e tij ligjore, Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka iniciuar sot krijimin e Bordit të ri Drejtues të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK)”, thuhet në komunikatë.

Ministri Ismaili, thekson se për realizimin e këtij synimi duhen institucione që punojnë dhe funksionojnë në bazë të ligjit, e mbi të gjitha për të adresuar brengat e qytetarëve për shërbime shëndetësore të cilësisë së lartë dhe trajtim të barabartë.

Ai thekson se mandati i Bordit Drejtues të SHSKUK-së, i cili kishte pasur mandat tre vjeçar ka përfunduar me datën  28 janar 2017 dhe si rrjedhojë “funksionimi i mëtejmë i kësaj trupe pa mandat dhe me strukturë të pakompletuar, reflekton negativisht edhe në mirëfunksionimin e vet SHSKUK-së dhe politikave shëndetësore në mbarë vendin”.

Në komunikatë theksohet se “si asnjë herë më parë, Ministria e Shendetësisë është e orientuar drejt zbatimit të reformave, rritjes se transparencës dhe llogaridhënies, fuqizimit dhe profesionalizimit të këtij sektori”.

Sipas Ligjit për Shëndetësi, Bordi Drejtues i SHSKUK-së emërohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës, me propozim të Ministrit të Shëndetësisë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë