Loading…

Ministri i ri: Fillim i ri për Drejtësinë dhe Kosovën

  • 10/09/2017 | 16:30

Ministri i ri: Fillim i ri për Drejtësinë dhe Kosovën

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka deklaruar se është i vetëdijshëm për sfidat që e presin në detyrën që ka marrë përsipër në Qeverinë e re të Kosovës, në mënyrë që sistemi i drejtësisë të funksionojnë mirëfilli në Kosovë, shkruan gazetametro.net.


Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se do të përkujdeset që Ministria e Drejtësisë të jetë shembull i qeverisjes së mirë dhe të përgjegjshme, duke u bazuar në kompetenca dhe dije, në mënyrë që t’u jepen përgjigje sfidave dhe qytetarët të kenë besim të parezervë në të.

“Ky është një fillim i ri për Kosovën, në drejtësi dhe në të gjitha sferat”, ka shkruar Ministri Tahiri.

Ndërkaq, ministri i ri ka thëën se koncepti i vetëm që ekziston për qeverisjen e tij me këtë ministri, është ‘ligji mbi të gjithë.

“Në këtë proces drejt fuqizimit të drejtësisë ekziston vetëm një koncept dhe ai është ligji mbi të gjithë, kurse përpjekjet për t’i dhënë kuptim duhet të jenë të të gjithëve, që sfidat t’i shndërrojmë në mundësi unike dhe rezultatet t’u shërbejnë të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka shtuar ai.

Ndryshe, Abelard Tahiri u bë dje pjesë e Qeverisë së Haradinajt, e cila u votua mbrëmë në Kuvend. Tahiri kishte qenë këshilltar i kryeministrit dhe presidentit Hashim Thaçi./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë