Loading…

Ministri i Mjedisit, Liburn Aliu ‘mëson’ qytetarët si të ruhet ambienti, derisa mban shishe të plastikës në dorë

  • 06/06/2021 | 22:14

Ministri i Mjedisit, Liburn Aliu ‘mëson’ qytetarët si të ruhet ambienti, derisa mban shishe të plastikës në dorë

Të shtunën u shënua Dita Botërore për Mbrojtjen e Mjedisit. Si zakonisht nuk munguan as mesazhet, fjalimet e videot sensibilizuese nga politikanët, aktivistët e individë të ndryshëm, shkruan Gazeta Metro.


Nga Qeveria Kurti në këtë ditën u përkujdesën për senzibilizim të masës, kryeministri Kurti dhe Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Kurti në një video të postuar në rrjetet sociale bëri thirrje që të mos përdoren qeset plastike. Ai duke folur për to tha se duhet kohë që ato të reciklohen, dhe si të tilla janë të dëmshme për ambient.

Por i iku një lëshim, peshorja ku i vendosi pemët e perimet ishte e mbështjellur me qese të plastikës, duke kundërshtuar totalisht mesazhin që ai tentoj ta përçonte.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Albin Kurti (@albinkurti_)

Njësoj veproi edhe ministri Aliu. Ai gjatë një aktiviteti pikërisht në këtë ditë bëri thirrje që të mos përdoren materialet e plastikës, dhe lëndët tjera që janë të rrezikshme për ambientin.

Por, ai po mbante një shishe të plastikës në dorë, kështu duke hedhur poshtë tërë fjalët që tha.

Fjalimi i Aliut kishte të bënte me vetëdijësimin për ruajtje të mjedisit, ngjarje e organizuar nga kjo ministri.

Shishet e plastikës përbëjnë një rrezik të madh për ambientin.

Çdo shishe rrjedh kimikate të dëmshëm në mjedisin tonë gjatë rrugës ndërsa zbërthehet. Studimet tregojnë se toksinat që zbërthehen shishet e ujit të ujit në mjedisin tonë shkaktojnë një sërë çështjesh shëndetësore, përfshirë problemet e riprodhimit dhe kancerin./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë