Loading…

Ministri i Kurtit e quan Kryeministrin “hipokrit”: Ai nuk do dialog

  • 01/06/2021 | 18:08

Ministri i Kurtit e quan Kryeministrin “hipokrit”: Ai nuk do dialog

 

Ministri serb për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakic e ka quajtur Kryeminsitrin Albin Kurti, “hipokrit”, shkruan Gazeta Metro.


Rakic ka thënë se ai nuk dëshiron dialog dhe as normalizim të marrëdhënieve me Serbinë.

“Qëndrimi hipokrit i liderëve shqiptarë ndaj dialogut dhe zgjidhjes së çështjeve të hapura midis Beogradit dhe Prishtinës në mënyrë paqësore ilustrohet më së miri nga deklarata e fundit e Albin Kurtit, i cili tha publikisht se Prishtina nuk ka ndërmend ta formojë Asociacionin e Komunave Serbe, pra që ta zbatojë marrëveshjen e Brukselit”, Goran Rakic.

Ai tha se kufijtë e durimit të ndërmjetësit dhe garantuesit të dialogut, por edhe të presidentit Vuçiq,

“Dora e pajtimit të të cilit është akoma e shtrirë për shkak të mosgatishmërisë së Kurtit për të kaluar nga lideri i opozitës në rolin e dikujt që duhet t’i bëjë vendimet dhe zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara. Sepse pa zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin e Komunave Serbe nuk do të ketë dialog të vërtetë ose ndonjë rezultat, i që e dënon dialogun e Kurtit paraprakisht deri në dështim. Moszbatimi i marrëveshjes nga Brukseli është vetëm një konfirmim i pozicionit të Beogradit se nuk ka asnjë bashkëbisedues në Prishtinë për zgjidhjen e çështjeve që ngarkojnë marrëdhëniet midis popullit serb dhe shqiptar në një mënyrë paqësore”, tha Rakic./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë