Loading…

Ministri i jashtëm grek për vizitë në Kosovë: Mësohet se kur do vijë

  • 26/05/2021 | 15:51

Ministri i jashtëm grek për vizitë në Kosovë: Mësohet se kur do vijë

Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë, ka ritheksuar qëndrimin e shtetit helen se pozicioni i saj karshi njohjes së Kosovës mbetet i pandryshuar. Ata gjithashtu konfirmuan se kryediplomati do vizitojë Kosvën në fillim të qershorit, shkruan Gazeta Metro.


Mediat serbe ditë më parë kanë shkruar se presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden, po bën presion të ashpër mbi qeverinë greke për njohjen e Kosovës.

Gazeta Metro ka pyetur MPJ’në greke, nëse ky shtet mund të ndryshojë pozicionin e saj në lidhje me pavarësinë e Kosovës?

E në përgjigjen e saj, diplomacia greke ka potencuar se ky shtet nuk e njeh Kosovën dhe pozicioni i saj mbetet i pandryshuar. E në të njëjtën kohë kanë theksuar se shteti helen ka qasje konstruktive ndaj Prishtinës, duke përmendur bashkëpunimin e ngushtë me Zyrën për Tregti dhe çështje Ekonomike që Kosova ka hapur në vitin 2019 në Athinë.

Ndërsa kanë shtuar se shteti helen ka ndjekur një qasje konstruktive ndaj Prishtinës,

“Siç e dini shumë mirë, Greqia nuk e njeh Kosovën dhe pozicioni i saj mbetet i pandryshuar. Në të njëjtën kohë, dihet që Greqia ka ndjekur një qasje konstruktive ndaj Prishtinës,  që nga viti 2019 ku ka edhe një “Zyre të Tregtisë dhe Çështjeve Ekonomike të Kosovës në Athinë” dhe punon me Kosovën për avancimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme. Në këtë drejtim, duke synuar avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit tonë dypalësh dhe lehtësimin e funksionimit të Zyrës, pa implikuar aspektet e lidhura me statusin, kjo zyrë është riemëruar si “Zyra e Interesave të Kosovës në Athinë”. Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Z. Dendias, bëri një vizitë në Prishtinë tetorin e kaluar, duke i dhënë një shtysë bashkëpunimit dypalësh, duke vënë theksin në fushën ekonomike, përfshirë tregtinë dhe energjinë. Me qëllim të zgjerimit të mëtejshëm të këtij bashkëpunimi, pikat e kontaktit u emëruan d.m.th. Zëvendës Ministri i Jashtëm Z. Fragoyannis dhe homologu i tij, në atë kohë, Zëvendës Ministri i Jashtëm Z. Brajshori dhe patën një telekonferencë. Si vazhdim, Forumi i 4-të i Biznesit Greqi-Kosovë u mbajt në 20 Prill, praktikisht, për shkak të krizës shëndetësore”, thuhet në përgjigjen e MPJ’së greke për Gazetën Metro.

Tutje nga MPJ greke kanë thënë për Gazeta Metro se ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë,  Nikos Dendias, do të vizitojë Kosovën në fillim të qershorit.

Gjithashtu shteti helen ka ri-theksuar se e mbështetë Kosovën rreth liberalizimit të vizave dhe në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian.

“Me këtë rast, dua të kujtoj se Greqia po e mbështet Kosovën në rrugën e saj evropiane dhe në këtë kontekst po mbështet edhe liberalizimin e vizave. Greqia po kontribuon gjithashtu një numër të konsiderueshëm të anëtarëve të Forcave Greke në KFOR”

“Si një anëtare e vjetër e BE (1981) dhe NATO (1952), Greqia ndjek konsolidimin e paqes, demokracisë dhe stabilitetit, sigurisë dhe zhvillimit ekonomik, si dhe sundimit të ligjit në rajonin e Ballkanit Perëndimor, përmes krijimit të marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe respektimi i parimeve themelore të së drejtës ndërkombëtare. Në këtë sfond, Greqia ka qenë një mbështetëse e fortë e perspektivës evropiane të të gjithë partnerëve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Prishtinën, si dhe Dialogut Beograd-Prishtinë të lehtësuar nga BE”, thuhet tutje në përgjigjen e MPJ’së greke./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë