Loading…

Ministri i Jashtëm gjerman: Mbështesim dialogun Kosovë-Serbi

  • 12/04/2017 | 11:40

Ministri i Jashtëm gjerman: Mbështesim dialogun Kosovë-Serbi

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Sigmar Gabriel, ka deklaruar se vendi i tij mbështet dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.


Sipas tij, për Bashkimin Evropian është e rëndësishme që të dyja proceset ai i negociatave për anëtarësim të Serbisë në BE dhe normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën të zhvillohen paralelisht, transmeton Klan Kosova.

“Është bërë progres në disa fusha, për shembull në fushën e udhëtimit të lirë, njohjen reciproke të diplomave dhe së fundmi edhe në fushën e telekomit. Por shumë më tepër mbetet për t`u bërë, mbi të gjitha, themelimi i Asociacionit të komunave serbe. Për këtë arsye, së shpejti duhet të vazhdohet me dialog”, ka thënë Gabriel .

Këtë deklaratë ai e bëri për Blicin serb në prag të vizitës së sotme në Beograd

Kryediplomati gjerman tha poashtu se vendi i tij  mbështet perspektivën evropiane të Serbisë dhe plani i këtij udhëtimi tashmë është gati.

Shefi i diplomacisë gjermane poashtu deklaroi se janë hapur gjithsej tetë kapituj të negociatave me BE-në, dy nga të cilat  anë mbyllur përkohësisht por vuri në dukje se përparimi drejt BE-së nuk matet aq shumë nga numri i kapitujve të hapur, por nga progresi në fushat kyçe.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë