Loading…

Ministri i FSK-së vizitë zyrtare në Kanada

  • 17/11/2016 | 13:49

Ministri i FSK-së vizitë zyrtare në Kanada

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës Haki Demolli, me ftesë të ministrit të Mbrojtjes së Kanadasë, u nis sot për vizitë tre ditore në Kanada, për të marrë pjesë në punimet e Konferencës së Forumit të Halifaksit për Sigurinë Ndërkombëtare, që do të mbahet nga data 18-20 nëntor.

Ministri Demolli në Halifaks do të ketë takime bilaterale me zëvendëssekretarin e Mbrojtjes Amerikan, Robert Work, me ministrin e Mbrojtjes në Qeverinë e Kanadasë, Harjit Singh Sajjan, pastaj me ministrin e Mbrojtjes të Estonisë, Hannes Hanso, ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë, Zoran Jolevski, Sekretarin e përgjithshëm të Parlamentit, Ralf Brauksiepe nga Ministria Federale e Mbrojtjes së Gjermanisë si dhe delegacionin e tjera pjesëmarrëse në Forumin e Halifaksit për Siguri Ndërkombëtare.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë