Loading…

Ministri i Estonisë: Kosova duhet të jetë pjesë e Evropës

  • 16/05/2017 | 13:33

Ministri i Estonisë: Kosova duhet të jetë pjesë e Evropës
Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxha ka pritur në takim homologun e tij nga Estonia Sven Mikser, me të cilin ka mbajtur edhe një konferencë për media.


Hoxhaj pas takimit është shprehur i bindur se tani kur Estonia të kryesojë Këshillin Evropian do të ndihmojë atë në rrugën evropiane.

Ai gjithashtu është shprehur mirënjohës që shteti i Estonisë ishte ndër shtetet e para që ka njohur shtetësinë e Kosovës pas shpalljes së pavarësisë, raporton Ekonomia Online.

“Të dy vendet tona janë vende të vogla por Kosova mund të mësoj shumë nga Estonia e cila vitet e fundit ka përjetuar një modernizim të shpejtë. Temat tona kanë qenë mbi bashkëpunimet që mund të kemi si ekonomike ashtu edhe të arsimit dhe çështje të tjera dhe nga 1 korriku i këtij viti Estonia do të kryesojë Këshillin Evropian. Kemi biseduar si temë anëtarësimin e Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare sikurse kemi biseduar edhe për dialogun me Serbinë”

Ministri Sven Mikser, ka thënë se Estonia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në të gjitha sferat.

Ai tha se Kosova duhet të jetë pjesë e familjes evropiane.

“Kemi arritur që sot të bisedojmë shumë çështje duke filluar nga bashkëpunimi bilateral dhe mendoj që ka një potencial të pa prekur dhe nuk jemi fqinjë por nuk do të na ndaloj kjo që të bashkëpunojmë. Estonia ka mbështetur shtetësinë e Kosovës dhe do të vazhdojmë të mbështesim aspiratat tuaja dhe besoj se e ardhmja Kosovës duhet të jetë në familjen evropiane. Ka disa pengesa që do të kalohen për të arritur feri tek liberalizimi dhe ne dëshirojmë që ti tejkaloni këto ju jeni në rrugë të qëndrueshme sa i përket korrupsionit dhe krimit të organizuara”, ka thënë ai.

Ai tha se edhe dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë, ndërsa ka folur edhe për zgjedhjet e parakohshme që pritet të mbahen më 11 qershor, duke thënë se ato duhet të jenë të lira dhe transparente.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë