Ministri i Punëve të Brenshmë të Austrisë, Wolfgang Sobotka ka vizituar sot Kosovën, meqë rast është pritur nga ministri i Brenshëm kosovar, Skënder Hyseni.
Hyseni ka shprehuar kënaqësi që sot të pret në Republikën e Kosovës, për herë të parë Ministrin e Punëve të Brendshme të Austrisë
“Me ministrin Sobotka kemi pasur shumë takime, mirëpo ky është takimi ynë i parë në Prishtinë. Si gjithmonë kemi gjetur pajtim të plotë për problemet me të cilat përballen vendet tona, në mënyrë specifike problemet që lidhen me krimin dhe luftimin e fenomeneve të ndryshme transnacionale, që lidhen me nevojën e bashkëpunimit ndërkombëtarë policor, për të qenë sa më të suksesshëm në adresimin dhe luftimin e krimit ndërkombëtarë”, tha thënë ministri Hyseni.
Ministri i Brendshëm i Kosovës ka theksuar se Austria e përkrah plotësisht Kosovën për të vendosur rend dhe ligj.
“Austria ka ndihmuar shumë Policinë e Kosovës me programe të ndryshme, MPB-në, Departamentin për Shtetësi Azil dhe Migracion të MPB-së dhe ky bashkëpunim ka dhënë rezultatet e veta”, ka shtuar Hyseni.
Ndërsa ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Austrisë, z. Wolfgang Sobotka, tha se me Republikën e Kosovës, kemi një bashkëpunim të mirë ne aspektin e policisë dhe Republika e Austrisë do të mbështesë nismat e Kosovës në anëtarësimin në organizata të ndryshme policore, mirëpo edhe sa i përket bashkëpunimit në aspektet e tjera të sigurisë.
“Bashkëpunimi me Kosovën në aspektin policor po funksionon shkëlqyeshëm. Është shumë e rëndësishme që në këtë aspekt të bëhet shkëmbimi i të dhënave, në mënyrë që bashkërisht të luftojmë krimin e organizuar si dy shtete”./gazetametro.net