Loading…

Ministri i Brendshëm probleme me shëndetin, anulon raportimin në Komision

  • 06/02/2018 | 11:22

Ministri i Brendshëm probleme me shëndetin, anulon raportimin në Komision

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj nuk do të raportojë para deputetëve të Kuvendit të Kosovës (anëtarë të Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri), lidhur me  ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në Inspektoriatin e Policisë.


Kjo pasi, siç thanë nga Ministria e Brendshme për Gazetën Metro, ministri Sefaj nuk është mirë me shëndet madje nuk ka dalë në punë.

‘Ministri nuk ka dalë në punë, është në gjendje gripoze’, ka thënë Rroksana Qarri, nga zyra për informim në Ministrinë e Punëve të Brendshme

Ndërkohë, mbledhja ka filluar dhe deputeti i NISMA’as Haxhi Shala, njoftoi anëtarët e komisionit se ministri është i sëmurë dhe sot nuk do të raportojë para tyre.

‘Ministri i Brendshëm na ka njoftuar se për shkak të një gripi nuk do jetë sot këtu për të na raportuar për ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në Inspektoriatin e Policisë’, tha deputeti Shala.

Ndryshe, Ministri Sefaj kishte për të raportuar  rreth zhvillimeve që kanë ndodhur në Inspektoratin Policor të Kosovës me ç’rast është publikuar një bisedë mes kryeshefit Hilmi Mehmeti dhe disa vartësve të tij ku dëgjohet presioni që u bën atyre për të ndikuar në punësime. Pas kësaj Sefaj ka suspenduar nga puna kryeshefin Mehmeti ndërsa lidhur me këtë rast Prokuroria është duke i bërë hetimet./Gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë