Loading…

Ministri i arsimit, nxënësve: Mos e mendoni vetën të punësuar në punë të shtetit

  • 15/04/2019 | 10:29

Ministri i arsimit, nxënësve: Mos e mendoni vetën të punësuar në punë të shtetit

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, i cili vjen nga Nisma Socialdemokrate, u ka thënë gjimnazistëve të shkollës ‘Xhevdet Doda’, që të mos e mendojnë vetën gjithnjë në sektorin publik, transmeton Gazeta Metro.


Sipas tij, duhet të sigurohen vende pune edhe në sektorin privat.

“Mos e mendoni vetën të punësuar në shtet , duhet të sigurojmë vende pune vet të kalojnë në sektorin privat dhe secili të jetë bartës i vendit të vet, nëse kështu vazhdojmë do të mbësim me këtë gjendje”, tha Bytyqi.

Këto komente ai i bëri në Gjimnazin ‘Xhevdet Doda’, ku së bashku me Shefen Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova, hapën serinë e “EU Teach a Day”. Me këtë rast, shefja e zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova kërkoi nga nxënësit e klasës së 12-të të kësaj shkolle që të përcaktojnë mirë karrierën e tyre dhe të votojnë menqur.

“Këtë vit ju do të votoni. Gjenerata juaj do ta ndryshoj shtetin andaj kërkojë nga ju që kur të votoni të zgjedhni personat e duhur, personat që ju përkrahin dhe që kanë potencial. Mendojeni mirë këtë cështje”, tha Apostolova.

Ministri Bytyqi kërkoi nga të rinjtë të mos ndikohen nga politikat ditore për të ardhmen e tyre.

“Vendi jonë nuk ka perspektivë të keqe, ju jeni e ardhmja e vendit është gabim të mendoni sot se po u orientova në këtë çka dua unë a do ketë të ardhme të mira, por duhet të vendosni atë që e dëshironi në Kosovë”, tha Bytyqi.

Vetëm në muajt e fundit janë raportuar disa raste të familjarëve dhe bashkëpartiakëve të NISMA Socialdemokrate të punësuar në sektorin publik./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë