Loading…

Ministri Hyseni optimist për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL

  • 05/08/2017 | 15:42

Ministri Hyseni optimist për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL

Në Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it që mbahet në Pekin do të votohet rreth kërkesës së Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë.


Pas vendimit të Komitetit Ekzekutiv të INTERPOLIT që kërkesa e Kosovës për anëtarësim në këtë organizëm ndërkombëtar policor të hyjë n[ agjendën e Asamblesë së Përgjithshme të INTERPOLIT që do të mbahet prej 26 gjer më 29 shtator në Pekin, ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, ka zhvilluar një vizitë në ShBA me qëllim të intensifikimit të lobimit për përkrahjen e kërkesës së Kosovës.

LEXO EDHE: Djuric: Serbia do ta pengojë Kosovën në Interpol. 

Pas takimeve të shumta, ministri Hyseni në një intervistë për RTV 21 në Nju Jork është shprehur optimist për përpjekjet për anëtarësim në INTERPOL.

Të mërkurën, ndërkaq, Qeveria e Kosovës ka miratuar nismën për anëtarësimin e Kosovës në Organizatën Ndërkombëtare të Policisë Kriminale – INTERPOL.

Në mbledhjen e Qeverisë, zëvendësministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Behar Selimi, tha se anëtarësimi në këtë organizatë ndërkombëtare ofron mundësi të mëdha të bashkëpunimit.

Intervistën e plotë me ministrin Hyseni mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm:

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë