Ministri i Financave, Bedri Hamza ka vendosur të mos e zbatojë vendimin e qeverisë për rritjen e pagave.
Ky hap vjen vetëm një ditë pas daljes konstatimit të Agjencisë Kundër Korrupsionit se vendimi i marrë nga ekzekutivi është i kundërligjshëm, njofton Klan Kosova.
Vendimi i Kryeministrit Haradinaj për rritje pagash të të gjithë kabinetit të tij shkaktoi reagime dhe polemika të shumta nga zyrtarët.
Ky vendim përfshin edhe pagën e Kryeministrit Ramush Haradinaj. Kujtojmë që shefi i qeverisë në këtë rritje pagash e kishte përfshirë edhe veten, pasi me vendim e kishte rritur pagën për gati 100 përqind, nga 1,300 në 2,950.
Vendimi i Hamzës vjen pasi Agjencia Kundër Korrupsion vendosi që vendimi për rritjen e pagave është i jashtëligjshëm.
‘Zyrtarët e lartë publikë (kryeministri, zv.kryeministrat, ministrat dhe zv.ministrat) që kanë votuar këtë vendim kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit, konkretisht me konfliktin e interesit ‘rast për rast’, dispozitat e caktuara që rregullojnë ‘Veprimet e ndaluara për zyrtarin e lartë’, si dhe me shumicën e dispozitave që përcaktojnë ‘Parimet e veprimit dhe mosveprimit të zyrtarit të lartë publik’, thuhet në opinionin e AKK’së.
http://gazetametro.org/konfirmohet-haradinaj-shkeli-ligjin-kur-rriti-rrogen-e-tij/