Loading…

Ministri grek i Mbrojtjes: Tezat e Shqipërisë së Madhe i dënojmë ashpër

  • 08/05/2017 | 14:42

Ministri grek i Mbrojtjes: Tezat e Shqipërisë së Madhe i dënojmë ashpër

Ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kamenos në një intervistë në mediat greke, ka paralajmëruar se teza nacionaliste për “Shqipërinë e madhe” nuk i shërben marrëdhënieve mes dy vendeve.


Duke iu referuar marrëdhënieve greko-shqiptare, Ministri i Mbrojtjes Kombëtare theksoi se Shqipëria duhet të kuptojë se është në interesin e saj që të ketë marrëdhënie të mira me Greqinë, shkruan Lapsi.al, përcjell gazetametro.net

“Ne duhet të flasim me Shqipërinë, për çështje të tilla si, për shembull, për progresin e mëtejshëm drejt Evropës, të drejtat e vorioepirit, por jo për çështje që janë në kurriz të Greqisë apo të supozimeve që janë mbyllur tashme. Ideja e Shqipërisë së madhe dhe grupimet ekstremiste islamike funksionojnë vetëm kundër pozitave te Shqipërisë, i rendojnë me shume ato. Debate te tjera si ato për ndryshim kufijsh në Ballkan janë thjesht provokime dhe teza te nacionalisteve dhe Greqia jo vetëm nuk i përkrah, por i dënon ashpër ato”,  tha ai. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë