Loading…

Ministri gjerman: Rishikimi i kufijve hap Kutinë e Pandorës

  • 03/09/2018 | 16:37

Ministri gjerman: Rishikimi i kufijve hap Kutinë e Pandorës

Ministri për Evropën i Gjermanisë, Michael Roth, paralajmëroi të hënën Kosovën dhe Serbinë se ndryshimi i kufirit të tyre nuk do të zgjidhë asnjë problem dhe tha se e ardhmja e rajonit është multietnike, multifetare dhe multikulturore.

“Të dashur miq në Kosovë dhe Serbi, rishkrimi i kufijve nuk do të zgjidhë asnjë problem. Një veprim i tillë do të hapte Kutinë e Pandorës të armiqësive etnike. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është thjesht multietnike, multifetare dhe multikulturore. E bashkuar në diversitet, kjo është Evropa”, tha Roth në një postim në Twitter.

​Ideja për ndryshimin e kufijve është shpalosur nga presidentët e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq, si mundësi për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis dy vendeve.

Ajo është kundërshtuar në disa raste edhe nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila ka thënë se Berlini i mbështet të gjitha bisedimet që çojnë kah normalizimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, porse “modifikimi i kufirit mund të ketë pasoja për Ballkanin”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë