Duke folur për kriteret që Bashkimi Evropian i ka vendosur Kosovës, ministri i Jshtëm gjerman përmendi si arritje të Kosovës luftën ndaj korrupsionit dhe krimit. Sipas tij, Kosova ka bërë hapa të mëdhenj në këtë drejtim.
‘Kosova ka bërë hapa të mëdha në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar’, ka thënë Sigmar Gabriel.
Ndërkaq, pasi përmendi këto arritje, ai nuk la pa bërë thirrje që të votohet edhe kriteri i fundit për liberalizimin e vizave, që është demarkacioni.
‘Jeni shteti i vetëm pa liberalizim. I bëj thirrje parlamentin tuaj që të ratifikoni demarkacionin’, ka thënë ministri gjerman.
Ndryshe, Sigmar Gabriel po qëndron sot në Kosovë, ku pati një takim me kryeministrin Mustafa, e më pas pritet ta takojë edhe ministrin Enver Hoxhaj./gazetmetro.net