Loading…

Ministri Gashi viziton Nexhmije Pagarushën, publikon foto të saj të shtrirë në spital

  • 11/07/2018 | 13:54

Ministri Gashi viziton Nexhmije Pagarushën, publikon foto të saj të shtrirë në spital

Mbrëmë këngëtarja e famshme e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha, u dërguar në spital pas një përkeqësimi të gjendjes shëndetësore të saj.


Përkeqësimi erdhi si pasojë e një aksidenti në banesën e saj.

Ndërsa, Nexhmije Pagarushën në spital e vizitoi sot Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, i cili u informua për së afërmi me gjendjen shëndetësore të saj, transmeton gazetametro.net

“E vizitova krenarinë kombëtare, bilbilin e këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha, dhe u interesova personalisht për gjendjen e saj shëndetësore dhe ndjehem jashtëzakonisht i lumtur e i gëzuar që ajo është në gjendje të mirë dhe nuk ka pësuar ndonjë lëndim serioz. I dëshiroj shërim sa më të shpejtë këngëtares dhe në anën tjetër dua të falënderoj tërë ata që janë përkujdesur për shëndetin e saj, që nga stafi mjekësor edhe studentet që kanë ndërhyrë për ta ndihmuar këngëtaren tonë të madhe”, u shpreh ndër të tjera Gashi. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë