Loading…

Ministri Gashi me deklaratë për policët e Kosovës pas vizitës së Vucicit

  • 09/09/2018 | 17:01

Ministri Gashi me deklaratë për policët e Kosovës pas vizitës së Vucicit

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme Bejtush Gashi, pas vizitës në Republikën e Kosovës që pati delegacioni serb pa përgezuar Policinë e Kosovës për punën e bërë.

Gashi me këtë rastë ka thenë se e vlerëson lartë profesionalizmin e PK-së dhe punën e tyre pa dallime etnike e politike.

Komunikata e plotë:

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme z. Bejtush Gashi ka përgëzuar zyrtarët e Policisë së Kosovës, të cilët me punë dhe përkushtim po garantojnë një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Më 8 dhe 9 Shtator 2018, me lejen e institucioneve të Republikës së Kosovës, një delegacion nga Republika e Serbisë i udhëhequr nga Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, ka qenë në vizitë dy ditore në Republikën e Kosovës.

Në këtë rast Policia e Kosovës ka ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet në përputhje të plotë me kushtetutën dhe ligjet në fuqi, për të ofruar një ambient të sigurt për të gjithë qytetarët e shtetit të Kosovës. Në këtë mënyrë, Policia e Kosovës sërish ka konfirmuar përkushtimin në punë si dhe nivelin e lartë të profesionalizmit, që e bën këtë institucion të dallohet në rajon dhe më gjerë.

Ministri Gashi vlerëson lartë profesionalizmin e treguar nga të gjithë zyrtarët policor dhe veçanërisht nga udhëheqësit e Policisë së Kosovës në krye me drejtorin e përgjithshëm të emëruar së fundi z. Rashit Qalaj.

Ministri Gashi vlerësoi po ashtu faktin që Policia e Kosovës punon pa dallime etnike e politike, duke dëshmuar kështu profesionalizmin dhe përkushtimin në punë.

“Misioni i Policisë së Kosovës është garantimi i zbatimit të ligjit në mënyrë profesionale, efektive dhe efikase. Në përmbushjen e këtij misioni, Policia e Kosovës do ta ketë përkrahjen time të plotë, si Ministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme”, tha ministri Gashi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë